Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 3 gola dhe 3 kartona të kuq, Kukësi "shkërrmoq" Teutën dhe i bën "presion" Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 gola dhe 3 kartona të kuq, Kukësi "shkërrmoq"

Kukësi-Teuta 3-0

NDESHJA: Kukësi ka marrë një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Teutës në "Elbasan Arena". Një 3 pikës që I afron edhe më shumë me Tiranën e vendit të parë pasi tashmë diferenca është 4 pikë. Kukësi gjen golin që në minutën e 5-të me Limajn që nga jashtë zone shënon një supergol. Në minutat e 12-të dhe 35-të është Cooper që shënon një dopietë duke hipotekuar fitoren 3-0 për verilindorët.

Në pjesën e dytë Teuta ngelet me 9 lojtarë pasi Aleksi dhe Ledio Beqja marrin karton të kuq, ndërsa Musolli gabon nga pika e bardhë e penalltinës. Në minutat e fundit edhe Kukësi merr karton të kuq dhe Krasniqi lë skuadrën verilindore me 10 lojtarë. Me këtë fitore Kukësi shkonë në kuotën e 62 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Teuta 53 pikë në vendin e 4-të.

Kategoria Superiore/ Java e 33-të

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Krasniqi, Kotobelli, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Ethemi, Cooper Trajner: Orges Shehi

Teuta: Frasheri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, L. Vila, E. Vila, Kallaku, Hebaj Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Enea Jorgji

Komenti minutë pas minute

90' Mbyllet ndeshja, Kukësi fiton pastër 3-0 ndaj Teutës.

83' Tjetër karton i kuq, Krasniqi shkakton faull dhe merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë Kukësin me 10 lojtarë.

65' Abazaj deporton bukur në zonë kalon porterit Frashëri dhe gjuan drejt portës. Ledio Beqja e ndalon topin me dorë dhe gjyqtari Jorgji jep penallti dhe karton i kuq. Teuta me 9 lojtarë, ndërsa Musolli gjuan nga pika e bardhë dhe gabon pasi pret Frashëri.

54' Teuta me 10 lojtarë, Aleksi merr dy kartona të verdhë brenda pak minutave.

46' Nis pjesa e dytë Kukësi-Teuta. Durrsakët bëjnë goditjen e parë me Kallakun.

45+2' Mbyllet pjesa e parë në "Elbasan Arena", Kukëshi dhuron spektakël me 3 gola, ndërsa Teuta nuk ka bërë ende gjuajtjen e parë në portë.

35' GOL! Shthuret totalisht Teuta, Cooper gjen edhe golin e 3-të për Teutën.

19' Mundësi e artë për Kukësin, Et'hemi nuk gjuan siç duhet.

12 GOL! Kukësi gjen edhe golin e dytë. Cooper pas assitit të Abazajt gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë.

5' GOL! Zhbllokohet mjaft shpjet ndeshja Kukësi-Teuta. Vesel Limaj shënon një supergol nga jashtë zone.

1' Nis ndeshja në Elbasan, topi i parë shkelmohet nga Teutës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga