Teuta dhe Kukësi barazuan pa gola (0-0) për javën e katërt në Superligë. Sfida e pasdites së të premtes në “Niko Dovana” ka parë një ndeshje me shumë raste, teksa arbitri Olsid Ferataj ka dhënë dy herë kartonin e kuq.
Në fundin e pjesës së parë, mbrojtësi Ferreira i Kukësit bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Hebaj, duke u cilësuar si lojtari i fundit edhe pas konsultës me VAR.
Tej mungesës së tij javën që vjen, te Kukësi do mungojë në pankinë edhe Skënder Gega. Trajneri u përplas me arbitrin pas ndeshjes, me Ferataj që i nxori dy herë kartonin e verdhë dhe për rrjedhojë të kuqin.
Poll