Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 gola të anuluar dhe 2 të rregullt, Inter feston me Asllanin në fushë kundër Atalantës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola të anuluar dhe 2 të rregullt, Inter feston me Asllanin

Inter ka fituar 2 me 0 pjesën e parë ndaj Atalantës, në ndeshjen e prapambetur të vlefshme për Seria A. Në këtë ndeshje që po shkon mjaft mirë për interistët, Kristjan Asllani e ka nisur si titullar.

Golin e parë kundër Atalantës në “San Siro” e shënoi Darmian, teksa të dytin i zakonshmi Lautaro Martinez. Golat u asistuan respektivisht nga Mkhitaryan dhe Pavard. Ndërkohë gjatë pjesës së parë pati dhe 2 gola të anuluar. Një i Interit për pozicion jashtëloje dhe nga Atalanta për prekje të topit me dorë pas rishikimit nga VAR.

Në rast se fiton këtë ndeshje, Inter do të shkëputej 12 pikë nga Juventusi i vendit të dytë. Zikaltërit e drejtuar nga Inzaghi janë në rrugën e duhur drejt titullit të 20-të kampion në Seria A.

Goli i parë nga Darmian: (VIDEO)

Goli i shënuar nga Lautaro Martinez: (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga