
Ballkani ka fituar 2-0 me Gjilanin për javën e nëntë në Superligën e Kosovës. Dueli është vendosur nga autogoli i Prekazit në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e 88 ka qenë Meriton Korenica që me një të majtë të bukur ka shtangur gardianin mik.
Rikthimi në Suharekë ka qenë me fat për djemtë e Ilir Dajës, që edhe njëherë tregojnë se do jenë skuadra kryesore për të mbajtur fronin e kampionit.
Ballkani merr vendin e dytë me 18 pikë, teksa ka dy ndeshje më pak, ndërsa Gjilani qëndron në vendin e tretë me 14 pikë.
Poll