Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 GOLA dhe të vetëm në krye, TEUTA "prek" me një dorë titullin kampion

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 GOLA dhe të vetëm në krye, TEUTA "prek" me

FT Apolonia 0 - 2 Teuta (L. Vila 20', Bregu 55')

NDESHJA/ Teuta ka fituar 0-2 me Apoloninë në Fier. Të besuarit e Martinit nuk e kanë vendosur asnjëherë në dilemë këtë duel, teksa kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë. Do duhej minuta e 20 që Djemtë e Detit të kalonin në avantazh me Lorenco Vilën. Pjesa e parë është mbyllur në këto shifra, teksa në të dytën vendasit hodhën në fushë Gjatën.

Sapo nisi fraksioni I dytë, Krasniqi ka tundur traun e portës te Teuta, ndërsa do duhej Dejvi Bregu në të 55 që të vuloste sfidën. Deri në fundin e takimit, Teuta kërkoi edhe golin e tretë por pa ia dalë.

Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 49 pikëve pas 27 javësh, dy më shumë se Vllaznia ndjekëse që barazoi në Laç. Ndeshja e radhës për Teutën do jetë në transfertë me Skënderbeun, ndërsa më herët do presë korçarët në Durrës për sfidën gjysmëfinale të Kupës në mesjavë.

Kategoria Superiore - Java 27 - 16:00

Stadiumi: Loni Papuçiu, Fier

Arbitër: Adrian Beqiraj

Formacionet zyrtare:

Apolonia: Harizaj, Diop, Sota, Repaj, Haxhiu, Shanaj, Smaçi, Zoga, Mihana, Levendi, Vasilj Trajner: Fabrizio Cammarata

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi Trajner: Edi Martini

Komenti minutë pas minute:

90+3' Mbyllet 0-2 ndeshja.

90' Tre minuta shtesë.

79' Karabeci merr vendin e Bregut.

78' Shanaj, Vasilj dhe Levendi dalin nga loja, Mariel Sota, Eyoh dhe Eljo Gjata hyjnë në fushë.

78' Todorovski merr karton të verdhë.

72' Blerim Krasniqi del nga fusha, Sebino Plaku merr vendin në sulm.

55' GOOL! Bregu gjen rrjetën te Teuta. Goli i vlonjatit mbyll llogaritë e sfidës, me sulmuesin që ka realizuar një gol të njëjtë me atë të javës së shkuar.

52' Gjata provon nga distanca, shpëton Teuta.

50' Mario Gjata merr vendin e Rimal Haxhiu.

46' Krasniqi godet traun e portës me nisjen e pjesës së dytë.

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.

45' Një minutë shtesë.

42' Loja zhvendoset në gjysmëfushën fierake, Teuta kontrollon mesfushën dhe lojën.

35' Apolonia kërkon të sulmojë, durrsakët mbrojnë mirë.

20' GOOL! Lorenco Vila kalon miqtë në avantazh. Një veprim i bukur i Krasniqit dhe sulmuesi gjen rrjetën duke devijuar topin.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga vendasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga