Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ 2 gola dhe spektakël, Vllaznia "fundos" Luftëtarin në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 gola dhe spektakël, Vllaznia "fundos" Luftëtarin

Luftëtari-Vllaznia 0-2

NDESHJA: Vllaznia arrin të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Luftëtarit në trasnfertë. Shkodranët arritën të shënonin dy gola në fund të ndeshjes me Malotën në të 85-të dhe kapitenin Gilman Lika që "fundosin" edhe më shumë Luftëtarin. Me këtë 3-pikësh sot, shkodranët rikthehen te fitorja dhe tashmë shkojnë në 20 pikë në renditje në vendin e 4-të, ndërsa Luftëtari në vend të parafundit me 8 pikë dhe mbijetesa duket gjithomën edhe më e vështirë.

Kategoria Superiore/ Stadiumi "Gjirokastër.

Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Prikas, Dushkaj, Hyseni, Lika. Trajner: Giorgos Marantas


Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Walusimbi, Krymi, Ramadani, Gligorov, Kruja, Marku,  Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz

Gjyqtar: Emirion Sino.

Komenti minutë pas minute

90+4' Mbyllet ndeshja.

92' Vllaznia shënon dhe golin e dytë, kapiteni Lika nga pranë zonës nuk gabon dhe dyfishon ndeshjen.

85' Vllaznia ndëshkon Luftëtarin, Malota gjuan saktë me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë.

80' Tjetër rast i pastër nga Luftëtari, Fili vetëm me portierin gjuan keq.

64' Ramadani provon nga distanca, topi kalon ngjitur me shtyllën.

52' Kundërsulm i Luftëtarit, Fili nuk e kontrollon siç duhet topin.

46' Starton pjesa e dytë.

45' Mbyllet pjesa e parë në Gjirokastër pa gola. Luftëtari ishte më pranë golit, ndërsa Sherri ka pritur dy herë.

43' Luftëtari insiston sërish ndal Sherri.

27' Luftëtari pranë golit, e pabesueshme çfarë humbet Lika vetëm me portierin.

23' Vllaznia kërkon penallti. Gjyqtari Sino vijon lojën.

1' Starton ndeshja me një minutë heshtje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga