
Vllaznia - Fortuna Hjorring / 0 - 1 / Champione League, femra. Raundi 1/32 /
Moler 68'/
Vllaznia: Maliqi, Razburgaj, Bajraktari, Swenson, Gjini, Franja, Doci, Eberhardy, Doyle, Dauzat
Fortuna Hjorring: Daugherty, Thrige, Holmgard, Himle, Holmgaard, Snerle, Rask, Moler, Lundgar, Franssi, Nielsen
Komenti minutë pas minute:
Mbyllet ndeshja në "Loro Boriçi". Vllaznia mundet me rezultatin minimal 0-1 ndaj Fortuna Hjorring të Danimarkës. Gjithçka mbetet e hapur, sepse do të luhet edhe takimi i kthimit në 25 shtator. Padyshim që kjo është një arritje e madhe për Vllazninë, pasi është hera e parë që një klub shqiptar i femrave shkon në Champions League, në fazën e 32 skuadrave më të mira të Europës.
Këto ndeshje janë direkt me eleminim, pasi nuk ka ndarje të skuadrave në grupe.
90' Mbyllet 0-1 ndeshja në "Loro Boriçi", pas 5 minutave shtesë të dhënë nga arbitrja.
81' Kundërsulm i Fortunas, por nuk shfrytëzohet ashtu si duhet nga lojtaret mike.
68' Moler dërgon topin në rrjetë nga pika e bardhë.
67' Penallti për Fortunan.
65' Jemi 25 minuta nga fundi dhe ende ndeshja nuk është zhbllokuar. Në këtë pjesë të dytë, shkodranet presin kundërshtarin.
55' Doçi tenton nga distanca, por e djathta përfundon jashtë kuadratit.
52' Doçi në aksion dhe merr faull. Mundësi për Vllazninë. Rask ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.
46' Starton pjesa e dytë mes Vllaznisë dhe Fortunas.
45' Kemi ardhur në fundin e pjesës së parë. Mbetet i pandryshuar rezultati në "Loro Boriçi" mes Vllaznisë dhe Fortunas.
32' Miket sërish pranë golit. Snerle gjuan, në hyrje të zonës, por topi shkon mbi portë.
29' Vllaznia has vështirësi në lojën nga krahët. Shkodranet e kanë të vështirë mbulimin e hapësirave në prapavijë.
23' Danezet pranë golit të parë. Topi ndalet nga shtylla.
20' Shtyn para Vllaznia. Doçi fiton faull.
15' Kalojnë 15 minutat e para të takimit.
1' Starton ndeshja në "Loro Boriçi".