
Federata shqiptare e futbollit ka njoftuar Supersportin dhe Digitalbin se nuk do të transmetojnë Kategorinë Superiore në vazhdim për shkak se keta të fundit nuk kanë shlyer detyrimet për muajit e fundit.
Përplasja mes aksionerëve të mëdhenj dhe problemet financiare kanë bërë që Digitalb të ketë edhe probleme me pagesat ndaj punëtorëve dhe për të drejtat televizive. Së fundmi "Supersport", nuk po transmeton kampionatin spnjoll, ndërsa tani rrezikon të humbasi edhe Superligën shqiptare.
Po ashtu edhe emisionet që jepeshin çdo fundjavë pas ndeshjeve në "Supersport", kanë ndaluar së transmetuari dhe me shumë mundësi për shkak të problemeve financiare që ka në Digitalb.
"Lufta" e ashpër mes aksionerëve të mëdhenj ka bërë që shikuesit të mos ndjekin dot disa nga kampionatet më të rëndësishme, ndërsa gazetarët të mos transmetojnë emisionet e tyre të përjavshme.
Futbolli në Europë ka nisur prej disa javësh, ndërsa emisionet "Eurogol" apo edhe "Zona Gol" nuk janë transmetuar gjatë këtyre ditëve dhe kjo tregon problemet që kanë ndodhur në Digitalb kohët e fundit. Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodh në muajit në vazhdim pasi situata nuk duket aspak normale.