Layton Ndukwu i është bashkuar Kukësit në Turqi, vend ku po kryen fazën përgatitore. Mesfushori nigerian i lindur në Angli ka lënë përshtypje pozitive te stafi teknik. Megjithatë trajneri Skënder Gega ende s’e ka dhënë miratimin e tij në lidhje me 23-vjeçarin. Ai mori disa minuta në miqësoren kundër Instanbuluspor duke dhënë sinjale të mira. Mirëpo duhet ende kohë që Gega të vendosë për të duke qenë se në vitin e fundit ai ka qenë pa skuadër.
Ndukëu ka dalë nga Akademia e Leicester, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së moshave të Anglisë. Pozicioni i tij natyral është pas sulmuesve. Te Kukësi është afruar në provë, por deri tani gjasat janë që të nënshkruajë me verilindorët. Fjala e fundit e stafit teknik do të thuhet pas zhvillimeve të dy miqësoreve të radhës ku ai pritet të ketë edhe më shumë minuta në këmbët e tij.