
Ceremonia e dasmës bardheblu do të nxjerrë në pah dhe garderobën e të ftuarve, të cilët në këtë ditë të shënuar të Gentjan Muçës janë veshur më së miri. Sidomos pas fitores ndaj Skënderbeut, ndoshta për disa lojtarë duket më e bukur kjo ceremoni.
Gjergji Muzaka dhe Dorian Kërçiku kanë preferuar këmishë të zezë, ndërsa shkodrani Ansi Nika është veshur me kostum të bardhë. Portieri Edvan Bakaj është veshur me kostum, ndërsa ka zgjedhur shoqërinë e djaloshit Marjo, i cili është i prekur nga sindroma "Doën".
Marjo është një nga personazhet më të dashur të bardhebluve, i cili iu qëndron pranë në çdo seancë stërvitore në "Skënder Halili".
[gallery columns="1" size="full" ids="45683,45684"]
Galeria fotografike ()
Poll