Pamje nga aksidenti
Detaje të reja ka dalë nga aksidenti tragjik në Rumani, ku 7 tifozë të PAOK humbën jetën, pasi fugoni me të cilin po udhëtonin është përplasur më një kamion.
Bëhet me dije se në mjetin i cili u bë “copash”, ishin edhe dy shqiptarë, teksa janë bërë me dije edhe emrat e tyre.
Për momentin është identifikuar se Vasil Pilo është viktima e parë shqiptare e aksidentit, ndërsa në furgon ndodhej edhe Genci Sadiku. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore apo nëse ai është në listën e personave që humbën jetën.
Nga pamjet e publikuara duket momenti kur furgoni me të cilin udhëtonin tifozët e PAOK po qarkullonte në korsinë e gabuar e cila rezultoi me përplasjen "kokë më kokë" me kamionin.
Poll
