Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

E TRISHTË/ Ish-ylli i Chelseas “shtang” ndjekësit: Tani luftoj vetëm për të mbijetuar (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Ish-ylli i Chelseas “shtang” ndjekësit: Tani
Lamisha Musonda

Ish-ylli i Chelseas, Lamisha Musonda ka thënë se mund t’i kenë mbetur vetëm disa ditë jetë. Belgu 33-vjeçar, i cili iu bashkua klubit nga Anderlechti së bashku me vëllezërit Tika dhe Charly, zbuloi në rrjetet sociale se ka vuajtur nga një problem shëndetësor dhe se po lufton për të mbijetuar. Ndërsa të gjithë situatën e shpjegoi me detaje me një postim në rrjetin e tij social “Instagram”.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij një numër momentesh kryesore gjatë jetës dhe udhëtimit të tij futbollistik. Fotot në të cilat ka shpjeguar se sa e vështirë është jeta për të tani, nuk ka harruar që të tregojë edhe mirënjohjen e madhe ndaj të gjithëve që e kanë mbështetur.

 “Jeta ka kaq shumë ulje-ngritje dhe askush nuk e di vërtet dhimbjen me të cilën po përballesh. Këto kanë qenë disa vite të vështira dhe të mundimshme për mua. Dhe me trishtim duhet t'ju informoj se kam pasur vështirësi duke u përpjekur ta rikthej shëndetin tim në normalitet, prandaj nuk kam qenë në gjendje të jem në rrjetet sociale. Tani po luftoj vetëm për të mbijetuar.

"Siç mund ta shihni këtu, jam bekuar me një fazë të hershme të bukur të jetës sime... kam shumë më tepër për të dhënë. Por do të doja të kisha pasur mundësinë t'i falënderoja ballë për ballë për ballë për kaq shumë njerëz të mrekullueshëm. Më dhemb që mund të mos kem mundësinë ta bëj këtë. Ju dua të gjithëve, Lamisha", ka shkruar në postim ish futbollisti, i Chelseas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lamisha Musonda (@lamishamusonda)

Poll

Lexo gjithashtu