Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama
Olsi Rama vazhdon punën e tij si Drejtor i Përgjithshëm te Partizani, teksa në mes të merkatos ka çuditur jo pak. Së fundmi, në “Story”, Rama ka publikuar një lojtar të quajtur, Raoul Petretta.
Ky i fundit ka firmosur ditën e sotme me klubin gjerman, Darmstadt, i cili militon në Bundesligën 2 gjermane. Me eksperiencë me Basel, Kasimapasa dhe Toronto, nuk dihet se çfarë e lidh 28-vjeçarin me drejtorin e kuq.
Megjithatë, Olsi Rama s’ka hezituar, duke e reklamuar publikisht mbrojtësin e majtë. Ndërkohë që ky transferim i futbollistit vlen të theksohet se ka ndodhur falas, pasi ai ishte pa kontratë.
Poll
