Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

E TRISHTË/ Sulmuesi i Kombëtares humb familjarin! Prek me fjalët: Ishe njeriu që ma fali emrin (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
E TRISHTË/ Sulmuesi i Kombëtares humb familjarin! Prek me fjalët:
Shiriti i zi

Qendërsulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka humbur një nga personat më të dashur në familjen e tij. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, futbollisti ka ndarë me ndjekësit dhe lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të xhaxhait.

Ai ka postuar një foto në të cilën është krahë xhaxhit të tij të ndjerë ndërsa ka shkruar edhe disa fjalë zemre.

“Pushofsh në paqe, xhaxha i dashur. Ti nuk ishe vetëm xhaxhai im, ishe njeriu që ma fali emrin dhe një pjesë të identitetit tim. Që nga sot, emri që mbaj do të jetë gjithmonë kujtim i gjallë i dashurisë, krenarisë dhe respektit që kishe për mua.

 Do të jetosh përherë në zemrën time dhe në çdo hap që do të bëj. Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet” ka shkruar futbollisti.

Poll

Lexo gjithashtu