Portieri argjentinas, Mauricio Nievas i cili luan për ekipin e Deportivo Madrin ndodhet në një mjekim dhe kujdes intensiv të gjendjes së tij shëndetësore. Kjo pasi gjatë seancës së tij stërvitore, Nievas kaloi një atak kardiak.
Skuadra po përgatitej pas pushimeve dimërore, ndërsa në një moment gjatë stërvitjes 27-vjeçari u rrëzua në fushë para shokëve të tij të ekipit.
Sipas medias "The Sun", futbollisti mori menjëherë ndihmën e parë, ku mjekët e Deportivo Madrin e kthyen në jetë me masazh të zemrës dhe një defibrilator. Mauricio Nievas u fut më pas në një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin Andres Isola në qytetin patagonian të Puerto Madryn, ku ndodhet edhe selia e klubit të tij.
Po ashtu ishte dhe vët klubi i Madrin, i cili në deklaratën e tij shpjegoi të gjithë ngjarjën:“Gjatë stërvitjes së djeshme në mëngjes, portieri Mauricio Nievas pësoi një atak kardiak dhe u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor i klubit. Në ambientet tona, me ndihmën e një defibrilatori, lojtari rifitoi vetëdijen dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të qytetit.”
