Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

"Sa lekë do ky të japë dorëheqjen?", plas ironia në rrjetet sociale me Lulzim Bashën, gazetari ngacmon zyrtarin e FSHF-së: Verçani e di më mirë

Shkruar nga NEWSPORT


Humbja e thellë e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka nxitur debat të madh në vendin tonë. Partia Socialiste ia doli të fitonte me 74 mandate, ndërsa pritej një dorëheqje e kryedemokratit Lulzim Basha.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë ironitë në rrjetet sociale. Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani e pati shprehur hapur mbështetjen e tij për PD-në.

Në një status të bërë nga Gazmend Malo, Shef i Marketingut në FSHF-së, ka ardhur edhe ngacmimi i gazetarit të njohur sportiv, Gert Çarçani. Malo ironizon situatën me Bashën duke shkruar: "Sa lekë do ky që të japë dorëheqjen?" Kaq mjafton dhe e menjëhershme është edhe përgjigja e Çarçanit: "Pyet Verçanin të të japë një ide fikse dhe më të qartë". Loja vijon me Malon që mban "ison": "Ia ke numrin?" "Kam numrin e patronazhistit të tij, Ansit", përfundon Çarçani duke qeshur.

Komentet mes Malos dhe Carcanit
Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga