Vesel Limaj mund të jetë pjesë e kombëtares shqiptare. ATV në Kosovë bën me dije se paraqitjet e mira në Limaj këtë sezon, kanë zgjuar interesin e Edy Rejas, që po monitoron formën e lojtarit. Nuk do ishte çudi që për dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Kupën e Botës, Limaj të ishte pjesë e kombëtares.
Ndaj Anglisë dhe Andorrës, Reja mund të afrojë risi në grup, me Limaj që ka shënuar 3 gola në gjashtë javët e para të sezonit. Ish-kapiteni i Kukësit u bashkua këtë verë me bardheblutë, ndërsa u nda jo mirë për çështje kontraktuale me verilindorët.
Më herët Limaj ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Hamburg në Gjermani. Kujtojmë se dje 24 vjeçari vendosi derbin për Tiranën ndaj Partizanit (1-0), me penalltinë e kthyer në gol.
