Erion Braçe/Partizani - Tirana
Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Erion Braçe, përveç aktivitetit politik është edhe një tifoz i “thekur” i Partizanit.
Por “Demat e Kuq” këtë sezon po përjetojnë një moment shumë të vështirë, aty ku edhe disfata në derbi ndaj Tiranës e ka përkeqësuar situatën. Por ajo që ka befasur është “heshtja” e Braçes, asnjë reagim në rrjetet sociale.
Duket se klubi bardheblu i ka “qepur gojën” një tifozi të “zjarrtë” të Partizanit si Erion Braçe. Pas 6 javësh Superiore, ekipi i Mladen Milinkoviç mban vendin e parafundit në tabelë me 4 pikë.
Poll