
Në kuadër të nj bashkëpunimi, Sekretari i Përgjithshëm i Vllaznisë, Blendi Dibra, vizitoi sot ambjentet e klubit të Antalyaspor. Gjatë kësaj vizite, ai u prit nga Presidenti i Antalyaspor, Riza Perçin, dhe anëtarët e Bordit të klubit turk.
Bashkëpunimi i dy klubeve mori një tjetër hap përpara, me konfirmimin e angazhimit për zhvillimin e projekteve të përbashkëta. Kjo përfshin shkëmbimin e lojtarëve të rinj mes Akademive të të dyja klubeve, duke rritur mundësitë për rritjen e talenteve.
Postimi i Vllaznisë:
Në kuadër të partneritetit ndërmjet Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Antalyaspor ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm z.Blendi Dibra vizitoi nga afër ambjentet e klubit të Antalyaspor.
Gjatë kësaj vizite një pritje e ngrohtë u rezervua nga Presidenti i Klubit Antalyaspor z.Riza Perçin dhe anëtarët e Bordit ku u konfirmua edhe njëherë dëshirë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kryesisht në shkëmbimin e lojtarëve të rinj nga Akademitë respektive.