Qendrim Ismajli nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Mbrojtësi i krahut të majtë ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Superiore me bardheblutë, vetëm pas 1 sezoni e gjysmë.
Kujtojmë se Tirana e mori Ismajlin falas në vitin 2024 nga skuadra e Gjilanit në Kosovë. 26-vjeçari luajti në 34 ndeshje me bardheblutë, duke marrë 2135 minuta në kampionat, 51 në Kupën e Shqipërisë dhe 1 minutë në duelin e “Play Out”-it ndaj Pogradecit. Ai ia doli të shënonte 3 gola.
NJOFTIMI:
Faleminderit KF Tirana për gjithçka që më dhatë gjatë këtij një viti e gjysmë të paharrueshëm. Për çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo sfidë dhe emocion të përjetuar me fanellën bardheblu. Ishte një përvojë e çmuar që më rriti si sportist dhe si njeri. Mirënjohës për besimin, mbështetjen dhe profesionalizmin. Tani mbetem në kërkim të objektivave dhe sfidave të reja. KF Tirana do të mbetet gjithmonë pjesë e rrugëtimit tim.
