Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Pas Milinkovic “pritet” një tjetër kokë, klubi i Superiores largon trajnerin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pas Milinkovic “pritet” një tjetër kokë,
Carlos Garcia - Artim Pollozhani

Tashmë gjithçka është zyrtare, Carlos Garcia nuk është më trajner i Flamurtarit. Pas paraqitjeve zhgënjyese në elitë, klubi vlonjat dhe tekniku spanjoll kanë mbyllur bashkëpunimin.

Flamurtari ndodhet në vendin e fundit në Superiore, me vetëm 2 pikë pas 6 javësh kampionat. Ndërkohë që lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi, i cili e falenderoj për punën dhe kontributin.

Këto ditë janë të “zymta” në Superiore. Kjo për shkak se vetëm 1 ditë më parë, ishte klubi i Partizanit që njoftoi shkarkimin nga detyra të trajnerit Mladen Milinkovic.

NJOFTIMI:

Flamurtari F.C. njofton se ka përfunduar me konsensus bashkëpunimin me trajnerin Carlos Garcia. Klubi e falënderon për profesionalizmin, qytetarinë dhe vlerat që ka treguar gjatë periudhës së tij në drejtimin e skuadrës sonë. Flamurtari F.C. i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe e falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë.

Poll

Lexo gjithashtu