Ekipi i Vorës dhe trajneri Arjan Bellai
Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, klubi i Vorës ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin Arajn Bellaji edhe për një vite tjetër. Arritja e objektivit madhor, mbijetesa në elitën e futbollit shqiptar, duket se i ka kënaqur të dyja palët.
Para disa muajsh, aty ku te ekipi vorakë mbizotëronte mungesa e fitoreve prej një serie të gjatë, bëri që “timonieri” Bellaji në emocion e sipër të jepte “sinjale lamtumire” gjatë prononcimit për mediat, por që më pas rezultoj se ishte mendim i momentit dhe asgjë më shumë.
Vora e mbylli këtë sezon të rregullt në vendin e 7-të të Superiores, pozitë e mjaftueshme për t’i shpëtuar rënies në Kategorinë e Parë, sikurse edhe fazës Play-Out.
View this post on Instagram
Poll
