Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur! FIFA publikon vendimet drastike për klubin e Tiranës (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur! FIFA publikon vendimet
Tirana

Tirana po kalon një moment të vështirë financiar dhe administrativ, teksa klubi ka humbur zyrtarisht gjashtë çështje në FIFA. Si pasojë, bardhebluve u është bllokuar merkatoja, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme janë shtuar edhe katër raste të tjera.

Sipas raportimeve, një tjetër çështje është humbur më 8 maj, ndërsa vendimi i parë negativ për këtë vit daton më 3 mars. Më herët, Tirana kishte shlyer detyrimet e prapambetura për të hapur merkaton e dimrit dhe për të afruar disa lojtarë të rëndësishëm.

Aktualisht, klubi kryeqytetas duhet të zgjidhë gjashtë dosje që lidhen me rroga të papaguara. Në listën e FIFA-s ndodhen edhe Vllaznia dhe Bylisi, të cilat kanë nga një çështje të hapur secila.

Kujtojmë që ekipi i Tiranës kaloi një sezon mjaft të vështirë, duke rrezikuar realisht mbijetesën deri në fazën e fundit të kampionatit. Megjithatë, në fund bardheblutë e mbyllën sezonin në Superiore në vendin e gjashtë me 44 pikë.

ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur! FIFA publikon vendimet
©FIFA

 

Poll

Lexo gjithashtu