Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ Liqenorët s’e ndalin hapin drejt misionit Superiore, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Liqenorët s’e ndalin hapin drejt misionit Superiore, Pogradeci
Emiljano Çela & Marin Abazaj

Pogradeci do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e elitës së futbollit në Shqipëri, “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, do të nisë në orën 16:00.

Ndërkohë që tek liqenorët, vazhdon puna e palodhur, duke mos humbur asnjë minutë. Në rast fitoreje, skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela, sezonin e ardhshëm do të militonte në “Abissnet Superiore”, mes 10 ekipeve më të mira në vend.

“Mirëmëngjes! Vijojnë seancat stërvitore me fokus dhe përkushtim maksimal për të arritur rezultatin e dëshiruar në ndeshjen e “Play-Out” me KF Teuta. Ndeshja luhet më 16 maj”, shkruan klubi liqenor, krah fotove nga stërvitja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Pogradeci Faqja Zyrtare (@kfpogradecii)

Poll

Lexo gjithashtu