
Anteo Osmanllari
Pas Gjelbrim Taipit tashmë një tjetër futbollist është larguar nga Partizani. Anteo Osmanllari nuk do të jetë më lojtar i të kuqve .
Mbrojtësi vetëm pak minuta më parë ka bërë të ditur largimin e tij nga të kuqtë. 26-vjeçari falenderon klubin për mundësinë e dhënë dhe tifozët për mbështetjen.
“Faleminderit Partizani, PMTP”, ka shkruar korçari në “Insta-Story”. Aventura e të cilit në kryeqytet ka zgjatur vetëm 1 sezon, pasi në gusht të vitit 2024 u bë pjesë e të kuqve.
Në sezonin e tij të parë me “Demat” luajti vetëm në 8 ndeshje, duke qenë në fushë për 450 minuta. Paraqitjet e tij nuk kanë bindur drejtuesit të cilët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Galeria fotografike ()