Ivan Gvozdenovic është trajneri i ri i Elbasanit. Trajneri serb është ai që do të zëvendësojë të larguarin Roberto Bordin. Italiani u largua para pak ditësh, teksa verdheblutë nuk kanë vonuar për të gjetur pasuesin.
Gvozdenovic nis kështu një aventurë të re në Superiore, pas dy vitesh si trajner i Skënderbeut. Nga këta të fundit u largua menjëherë pas ndeshjes përballë Laçit, të cilën korçarët e humbën 1-0.
Tashmë 46-vjeçari serb nis një aventurë të re në Elbasan. Ditën e sotme, tekniku ka zhvilluar seancën e parë me ekipin verdheblu, duke u përgatitur kështu për ndeshjen delikate kundër Vllaznisë.
Poll