Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia si Spanja e 2012-së, ekipi i Edi Martinit “TMERRON” rivalët në Superiore (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia si Spanja e 2012-së, ekipi i Edi Martinit “TMERRON”
Vllaznia

Ekipi i Vllaznisë ka marrë trajtën e një “tanku” që “shtyp” pa problme rivalët në Superiore. Kanë kaluar 8 javë dhe pas humbjes në nisje ndaj Dinamos, ekipi i Edi Martinit ka pasur një rrugëtim gati në perfeksion.

Skuadra shkodrane grumbullon 19 nga 24 pikë të mundshme, 5 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, në këtë rast Elbasani dhe Egnatia (rrogozhinasit luajnë nesër ndaj Partizanit).

Por kush është “sekreti” i Vllaznisë?! Janë plotë 9 lojtar të skuadrës kuqeblu që e kanë gjetur golin në këto 8 javë, numër i konsiderueshëm. Duke filluar me Balaj, Yago, Bajrami, Charles, Gurishta, Hakaj, Kastrati, Malaj e Murataj.

Kjo qasje kaq pozitive në gjetjen e golit në kontigjentin e Martinit, të sjell ndërmend Spanjën e 2012-së, pavarësisht se mund të konsiderohet krahasim i “tepruar”. Pikërisht, kombëtarja iberikase në atë periudhë kishte në përbërje gati çdo lojtar të aftë të gjente golin, teksa u shpallën Kampion Europe.            

Poll

Lexo gjithashtu