
Vllaznia / Vllaznit Ultras
Vllaznia është skuadra më aktive e Superiores në merkaton e verës. Deri tani janë zyrtarizuar vetëm Kahrimanovic dhe Deliu, teksa emra të tjerë përfliten.
Për të dy lojtarët e afruar mund të thuhet se kanë spikatur te skuadrat përkatëse. Si Kahrimanovic me Erzenin dhe Deliu me Tiranën ishin ndër më të dalluarit e skuadrës.
Në fund të kontratës së tyre ishte Vllaznia që përfitoi. Dhe pse është shpejt për t’u thënë, kuqeblutë po hedhin që tani kandidaturën për t’u shpallur kampion. Titulli i 10-të do i vendoste Vllaznisë dhe yllin në fanellë.
Emrat të tjerë për t’u afruar në vazhdim janë Bruno Dita dhe Melos Bajrami. Të dy do të afroheshin për të shtuar cilësinë në repartin e mbrojtjes dhe sulmit.
Poll