Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia i eliminoi me penallti nga Kupa, Elbasani reagon në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia i eliminoi me penallti nga Kupa, Elbasani reagon në rrjetet
Elbasani

Vllaznia – Elbasani ishte padiskutim një nga ndeshjet më spektakolare në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo pasi fituesi u vendos nga “ruleta ruse”, e cila u buzëqeshi shkodranëve.

Por ky eliminim nuk është bërë dramë te Elbasani, të cilët largohen me kokën lart nga ky turne. Tashmë pas 2 ditësh nga eliminimi, verdheblutë nuk kanë kohë për të “qarë” diçka të tillë.

“Kemi ende rrugë përpara… . Forca Elbasani”, ka shkruar klubi ditën e sotme në rrjetet sociale. Një mënyrë kjo për të mbajtur lart moralin e ekipit përpara një sfide mjaft të vështirë si ajo ndaj Partizanit.

Duel që do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në “Elbasan Arena” dhe është i vlefshëm për javën e 27-të të kampionatit.

Vllaznia i eliminoi me penallti nga Kupa, Elbasani reagon në rrjetet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga