Zyhdi Çoba
Dita sotme është festë për klubin e Vllaznisë. Kjo për shkak se doktori i ekipit shkodran, Zyhdi Çoba pikërisht ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 83-të, duke sjellë gëzim.
“Doktori i KF Vllaznia Zyhdi Çoba feston sot 83-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura! Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Vllaznia.
Vlen të përmendet se kjo festë vjen pikërisht në ditën e ndeshjes. Sot në orën 16:30, Vllaznia do të presë Partizanin në “Loro Boriçi”, në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”.
Poll
