Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia dhe Laçi të “fikura”, 3 “finalet” për të shpëtuar objektivat e sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia dhe Laçi të “fikura”, 3 “finalet”
 

Kanë mbetur edhe 3 javë nga mbyllja e kampionatit shqiptar, aty ku do të përcaktohen edhe skuadrat që do luftojnë për “Final 4” dhe kush do të rrëzohet nga elita e futbollit në vendin tonë.

Nëse i hedhim një vështrim 5 ndeshjve të fundit, rezulton se Vllaznia dhe Laçi janë të vetme skuadra me rezultatet më të dobëta, specifikisht pa asnjë fitore.

Vllaznia e ka filluar këtë trend negativ që me barazimin ndaj Tiranës (0-0), për të vijuar humbjen nga Skënderbeut (1-2), barazimi dramatik me Egnatian (2-2). Ata nuk ishin në gjendje të merrnin 3 pikët as me dy ekipt që luftojnë për mbijetesë, Tetuta dher Bylis. Një krizë që mund të rrezikojë objetivin, luftën për titullin kampion.

Laçi po përparon drejt “humnerës” me këtë ritme, 3 humbje dhe vetëm 2 barazime përgjatë 5 dueleve të fundit. Aktualisht pozicinohen në vendin e fundit, por shohin një “dritë” të zbehtë në fund të tunelit. Nëse në 3 javët e mbetuar i rikthehen fitoreve, mund të jenë sërish në elitë. Teuta, Dinamo dhe Vllaznia rezultojnë 3 pengesat e fundit drejt objektvit “mbijetesë”.        

       

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga