Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“S’jam aspak i kënaqur, duhej të fitonim”, Edlir Tetova e ka me të tijët: Çudira!

Shkruar nga NEWSPORT
“S’jam aspak i kënaqur, duhej të fitonim”, Edlir
Edlir Tetova

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-0. Pas këtij dueli ka folur trajneri i kampionëve, Edlir Tetova.

“Nuk jam fare i kënaqur. Në mënyrën si shkoi loja, duhej të fitonim. S’jam i kënaqur me intepretimin. Në sulm mungon diçka. Jemi duke punuar në stërvitje, duhet të shtysh topin në rrjetë, janë disa gjëra çudira. Duhet të presim te kjo pjesë. Po mundohem që sulmuesit të mos kalojnë në ngërç psikologjik më tepër, kjo është e gjitha.

Sulmuesi ishte statik. Buriç nuk është lojtar thellësie, por ishte pengesë te vija e parë. E kishim përgatitur që të lironte zonën për Grudën. Por kur sulmuesi nuk zbret për të kapur mesin e fushës, s’kam çfarë i kërkon uingerit për t’u futur në thellësi. Fernando si 10? Ishte një strategji për të tërhequr mesfushorët poshtë. Vendin e tij ta merrte sulmuesi dhe të kërkoja thellësinë me Grudën, është bërë një herë në pjesën e parë.

E kuptoj që duhet shënuar. Por e dini që sulmuesit e mi kur shënojnë golat, janë ofertat që vijnë. Bakayoko? Është i dëmtuar, ka 10 ditë. Pas pushimit të kombëtares mendoj se do të jetë i gatshëm. Mungesa e golave të sulmuesit? Është vështirësi momentalisht. Skuadra duhet të përqendrohet në ato që bëjmë në stërvitje”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu