Momenti kur shënon Asllani
Fisnik Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Hoffenheim po fiton në shtëpi përballë Heidenheim. Sfida e vlefshme për javën e 8-të të Bundesligës, është momentalisht 2-0.
Ishte pikërisht Asllani ai që hapi “serinë” e golave në këtë sfidë. Në minutën e 18-të të kësaj ndeshje, Fisnik Asllani goditi mjaft bukur me të djathtën nga jashtë zone, duke çuar topin në një kënd të pamundur për portierin kundërshtar.
Për sulmuesin 23-vjeçar nga Kosova, ky është goli i gjashtë sezonal. Gjithashtu, Asllani ka dhuruar edhe 2 asiste.
Goli i Fisnik Asllanit
Poll
