Tirana
Pas nisjes së vështirë dhe largimit të ish-trajnerit Vangjel Mile, fitorja e thellë në derbi ndaj Partizanit nën drejtimin e trajnerit Roberto Bordin ktheu entuziazmin te Tirana.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar si me “magji” në kohë të shkurtër. Para duelit me Vllazninë, ekipi bardheblu kishte një stabilitet në prapavijë, 0 gola ndaj Partizanit dhe Teutës.
Në Klasiken kundër Vllaznisë, “rekordmenët” e Shqipërisë pësuan 3 gola. Ky tregues na kthen në javtë e para të këtij sezoni dhe edicionit të kaluar, mungesa e konsistencës në mbrojtjes. Pas barazimit të “bardhë” me Bylisin në javën e parë (2025-2026), Tirana pësoi gol në 4 ndeshjet pasuese.
Poll
