Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ekipi dha maksimumin”, Enkeleid Dobi: Jemi duke u rritur

Shkruar nga NEWSPORT
“Ekipi dha maksimumin”, Enkeleid Dobi: Jemi duke u rritur
Enkeleid Dobi

Trajneri i Teutës Enkeleid Dobi ka folur pas fitores ndaj Flamurtarit me rezultatin 3-2. Ekipi durrsak vazhdon të jenë të pathyeshëm në Superiores pas 8 javësh:  

“Kartoni kuq ndikoi në ndeshje dhe marrja e golit të dytë shumë shpejtë. Pjesën e parë e kishim në kontroll. Reagimi pas golit ishte për me i heq kapelen çunave. Duhet i dhënë edhe meritat kundërshtarit që na vendosi në vështirësi. Flamurtari nuk e meriton atw pozicion që ka në varësi të asaj që tregoi në fushë. Duhet të jemi më ta matur në menxhimin e fitores. Vendosjen duhet të jenë më atomatike.

Te golat tonë, nuk mund të themi se ishin gabimet e Flamurtarit. Sot luajtëm me një 9 fallco, pasi nuk kishim, një sulmues tipik. Pjesën e parë i dha frytet kjo metod. E dinim që në pjesë e dytë Flamurtari do na vendoste në presion. Natyrisht, ne donim që të ishim më të qetë.

Edhe loja psikologjik është ngërç. Jemi duke u rritur. E rëndësishme është rezultati. Fokusohemi më shumë te rezultati. Jam skeptik dhe kërkues. Duhet ta menxhonim edhe më mirë lojën pas kartonit të kuq. Mund të shënonim edhe golin e 4-të. Ne mundohemi gjithë kohës, duhet me i dhënë edhe meritat çunave.

Jolele ka një javë që stërvitet me ne. Jemi në vazhdimësi dhe duhet te kemi stabilitet. Kërkojmë stabiletet dhe të kënaqemi. Nuk mund të tregojë të gjithë sekretet. Gëzohem për formëe e Arifit. Futbolli shumë shpejtë shkojmë te maja dhe pastaj mund të biem. Përveç kartonit të kuq, kishim edhe dy lëndime. Ekipi dha maksimumin”.    

Poll

Lexo gjithashtu