Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Nga Partizani te Egnatia, mesfushori 21-vjeçar firmos me kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Partizani te Egnatia, mesfushori 21-vjeçar firmos me
Partizani-Egnatia

Mal Junuzi është futbollisti më i ri i Egnatias. Mesfushori 21-vjeçar ishte surprizë ditën e djeshme, në ndeshjen që rrogozhinasit barazuan 0 – 0 me Partizanin në “Arenën e Demave”, në kuadër të javës së 8-të të Superiores.

Pikërisht Junuzi, ishte i gatshëm në stol për Edlir Tetovën. Ai nuk mori minuta, por shihet si një lojtar premtues për të ardhmen e afërt. 21-vjeçari bashkohet kështu me Egnatian, pas disa aventurave në Shqipëri.

ZYRTARE/ Nga Partizani te Egnatia, mesfushori 21-vjeçar firmos me
Mal Junuzi

Mesfushori me origjinë nga Kumanova, ka luajtur më parë me Partizanin U19, Partizanin B dhe Lushnjën. Ai gjithashtu ka marrë minuta me Partizanin A, gjatë sezonit 2022/2023, kur “Demat” u shpallën kampionë.  

Poll

Lexo gjithashtu