Partizani 0 – 0 Egnatia
Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-0.
Ndeshje pa shumë histori, teksa mund të përmendet vetëm kartoni i kuq në fund për Gudjufin.
Pas këtij barazimi, “të kuqtë” shkojnë në kuotën e 8 pikëve, duke mbajtur vendin e 7-të. Në krahun tjetër me 15 pikë, skuadra e Egnatias ngjitet në vendin e dytë në klasifikim.
Kategoria Superiore: Java e 8-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Andi Koçi
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Ismaili, Skuka, Isgandarli, Humen, Preka, Bintsuka, Marku, Sembene, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.
EGNATIA: Dajsinani, Alijev, Aleksi, Fernando, Ndreca, Selmani, Haime, Kryeziu, Sota, Buriç, Gruda. Trajner: Edlir Tetova.
LIVE:
90+7' Mbyllet 0-0 ndeshja.
90' Karton i kuq për Gudjufi.
70' Tenton Albanese, topi shkon mbi traun e portës.
45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
28' Dëmtohet Bintsouka, vendin e tij e merr Gudjufi.
24' Partizani rrezikon, trajneri Kërnaja nuk përmbahet.
16’ Kryeziu lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës.
8' Ismaili tenton supergolin.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida në “Arenën e Demave”.
