Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Gola, penallti dhe karton i kuq, Vllaznia “shtyp” Tiranën dhe “blindon” kreun

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gola, penallti dhe karton i kuq, Vllaznia “shtyp”
Vllaznia

VLLAZNIA – TIRANA 3 – 1 ( Yago 15', Balaj 19', Kastrati 79'/ Tabeku 8')

Është mbyllur Klasikja e Parë mes Vllaznis dhe Tiranës. 90 minutat e  kësaj përballjeje kanë prodhuar plot 4 gola.

Fillimisht ishte Tirana që kaloi në avantazh ndaj shkodranëve, me Tabekun në minutën e 8-të. Por avantazhi I bardhebluve zgjati vetëm 7 minuta, pasi Vllaznia do të barazonte me Yago në minutën e 15.

Ndërkohë për të përmbysur gjithçka menduan Mala – Balaj. Një kombinim I dyshes solli golin e dytë për shkodranët, me kapitenin që mposhti Tafas për 2-1. Me këtë rezultast është mbyllur pjesa e parë në Shkodër.

Pjesa e dytë kishte një dinamikë tjetër. Shkodranët mbetën me 10 futbollistë pas daljes me të kuq të Kuros, ndërsa në minutën e 79-të, kur Kastrati shndërron në gol një penallti të shënuar nga Balaj.

Pavarësisht këmbënguljes së bardhebluve nuk ndryshoi rezultati dhe kështu mbyllet kjo sfidë, me shkodranët që marrin një 3 pikësh tjetër të rëndësishëm.

Superiore: Java e 8

Stadiumi: “Loro Boriçi”

Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet zyrtare:

VLLAZNIA: Maurice, Gurishta, Krymi, Kastrati, Sala, Balaj, Kallaku, Bajrami, Mala, Silva Mesquita, Gjini. Trajner: Edi Martini

TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Soler, Fernandez, Haxhiu, Zhunior, Falaje, Tabeku. Trajner: Roberto Bordin

LIVE minutë pas minute:

76'-79'- Balaj fiton nje penallti dhe Kastrati e shnderron ne gol. 3-1 per Vllaznine.

51'- Kuros ben nje nderhyrje te gabuar ndaj Haxhiut pas vetem 5 minutash loje, Jorgji pas rishikimit ne VAR e ndeshkon me te kuq. Vllaznia mbetet me 10 futbolliste.

19'- Vllaznia permbys shifrat. Mala pason per Balajn dhe sulmuesi con topin ne fundin e rrjetes per 2-1.

15'- Vllaznia barazon shifrat, Andrey Yago gjuan nga disanca dhe mposht Tafas.

8'- Tirana në avantazh. Tabeku gjen rrugen e rrjetes dhe shenon golin e pare ne Klasike.

1'- Nis sfida në "Loro Boriçi", Vllaznia dhe Tirana në kërkim të fitores.

Poll

Lexo gjithashtu