Bekim Balaj - Roberto Bordin
Tirana u mposht në Klasiken e Shqipërisë në transfertë përballë Vllaznisë. Sfida e vlefshme për javën e 8-të të Superiores, e cila u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve.
Golin e dytë e shënoi Bekim Balaj, me “bomberin” shkodran në kuotën e 5 të tillëve në kampionat. Ndërkohë që vetë trajneri i Tiranës, Roberto Bordin e ka pranuar pas sfidës që Balaj ia ka bërë “8 me 2”, apo i është bërë njëfarë “makthi”.
Sulmuesi shkodran ka zbuluar bisedën me trajnerin italian pas ndeshjes. “Çfarë të tha Bordin? (QESH)… I kam shënuar edhe kur drejtonte Elbasanin dhe më tha sërish ti?!”, ishin fjalët që Balaj tha për “Supergol” në RTSH pas duelit të fituar.
Poll

