Vllaznia triumfoi 3-1 ndaj Tiranës. Një triumph shumë i rëndësishëm për shkodranët, të cilët vazhdojnë të kryesojnë kampionatin.
Bekim Balaj ishte një nga protagonistët e sfidës, me shkodranin që shënoi gol dhe fitoi penallti. Kapiteni u shpall edhe lojtari i ndeshjesh.
“Golat janë shumë të rëndësishëm akoma më shumë për sulmuesit. Kastrati e meritonte një gol për ndeshjet që ka bërë. Më vjen mirë që shënon Kastrasti dhe shpresoj që edhe në ndeshjet e tjera të ndihmojmë ndonjë tjetër.
Çfarë të tha Bordin? (QESH)… I kam shënuar edhe kur drejtonte Elbasanin dhe më tha sërish ti?!
A mendoni se është viti i Vllaznisë? Të them të drejtën edhe pse është herët, me paraqitjet që kemi bërë mund të mendojmë se deri ku shkojmë si skuadër. Duhet të shfrytëzojmë këtë, por jo të kalojmë në eufori. Luajmë dhe fitorjmë edhe me mungesa. Pikët janë shumë të rëndësishme.
Gjithmonë e kam shprehur që dua të vij në Shkodër dhe të kontribuoj dhe jo vetëm për të mbyll futbollin. Kemi 2 vite që e tentojmë, por ajo që na ka munguasr vjet, sivjet e kemi. Shoh një grup djemsh të uritur për të fituar dhe mund të jetë viti jonë.
Djemtë e ri? Më ndjek e gjithë skuadra dhe prandaj nuk i ndava. Shpresojmë që në fund të jetë ajo që ne duam.
Te arbitri afrohet vetëm kapiteni dhe merr shpjegimin dhe deri sa të ambientoheshim ishte pak e vështirë.
Armiku i Vllaznisë? Euforia. Vjet shkuam deri në finale dhe ndonjë sezon tjetër për golavarazh. Si një shkodran trajneri e di se çfarë na mungon dhe po bën maksimumin për të arritur më të mirën”, ka përfunduar kapiteni.
