
Trajneri Edi Martini me tifozët
Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Superioren në edicionin 2025-2026. Të besuarit e Edi Martinit triumfuan me shifrat e pastra 2-0 kundër kampionëve në fuqi të Egntias, e cila erdhi në formën e një “revanshi”, pasi humbën titullin sezonin e kaluar kundër rrogozhinasve.
Por jo gjithçka shkoi mirë për trajneri Martini. Pas protestave të shumta në pjesë e parë, ai u ndëshkua me karton të kuq, duke u detyruar ta shikojë pjesë e mbetur të ndeshjes nga shkallët e stadiumit.
Por në rrjetet sociale po qarkullon video ku Edi Martini shijon fitoren e të tijve dhe bën “selfie” me tifozët, sikurse e përjeton me dinamizëm triumfin e Vllaznisë.
Poll