
Siç dihet Tirana është dënuar këtë sezon të luajë pa tifozë. Por kjo nuk nalon Tifozat Fanatics të ndjekin nga afër ekipin e tyre të zemrës.
Në stërvitjen e ditës së sotme një numër i konsiderueshëm i tyre kanë surprizuar Tiranën dhe kanë ndjekur nga afër përgatitjet për duelin me Elbasanin. Një sfidë mjaft e rëndësishme dhe e vështirë për shkak të rivalitetit mes dy ekipeve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, tifogrupi i bardhebluve ka “thumbuar” tifozët e Elbasanit, duke i quajtur të rëndomtë dhe jo shumë të rëndësishëm. Ndër të tjera kanë edhe një kërkesë për lojtarët që të luajnë fort në çdo ndeshje dhe të mbysin këto që iu del përpara, pasi kjo do të jetë për Tironën e të gjithëve, do të jetë poër qytetin.
“Ne pritje te kthimit te vendimit te turpshem per denimin e te gjithe tifozerise bardheblu, sot ishim te stervitja e fundit e ekipit para ndeshjes se rradhes!
Jo se ndeshja neser ose kundershtari jane te ndonje rendesie te vecante! Ndeshja eshte e rradhes e kundershtari i rendomte!
Arsyeja e ardhjes sot eshte per ti treguar lojtareve DHE VETEM lojtareve qe nje qytet eshte mbrapa tyre ne cdo fushe e cdo stadium qe ata luajne!
Tirona osht krenari e privilegj e keshtu duhet te ndjehen te gjithe ata qe djersisin kete fanelle qe per ne eshte e shenjte!
Te gjithe prej kohesh jemi ne dijeni te absurditetit, joprofesionalizmit e amatorizmin qe po zhytet klubi cdo dite e me shume.
Per kete arsye sot kemi dashur ti tregojme atyre qe veshin fanellen bardhe e blu qe problemet e denimet nuk i takojne atyre e nuk duhet tju futen kurre ne koke!
E vetmja kerkese e detyre per ta eshte te luajne ne fushen e blerte, me gjak e denjesisht per ekipin me te madh ne Shqiptari!
Forca Tirona!
Myti kto muta!”, shkruhet në postimin e tyre.
View this post on Instagram