
"Tirona Fanatics"
Tirana dhe Partizani kanë mbyllur pjesën e parë të derbit me rezultatin 0-0. Fraksioni i parë i supersfidës ishte plot ritëm, emocione dhe madje një autogol i Sembene që më pas u anulua nga VAR.
Në këtë derbi protagonistët nuk ishin vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Në tribunën ku vendoset tifogrupi mbështetës i Tiranës, “Tirona Fanatics” ka pasur gjaknxehtësi.
Siç shihet edhe në video, tifozët e Tiranës nisin të përleshen me njëri-tjetrin. Disa shtyhen e goditen, teksa të tjerë futen në mes për të qetësuar situatën që të mos eskalojë më tej.
Poll