Flamurtari mori një fitore të madhe në shtëpi mbrëmjen e sotme, duke mposhtur Dinamon me shifrat 3-1. Kështu, vlonjatët kanë rindezur motorët dhe shpresat për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
Javën tjetër i pret Partizani, një mision tepër i vështirë. Megjithatë, duket se klubi i kuq ka dërguar “të tijët” në Vlorë, për të parë nga afër forcën e Flamurtarit.
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama është parë në ambientet e stadiumit “Flamurtari”, pikërisht në ndeshjen e sotme ndaj Dinamos. Ai është "kapur mat" krah zyrtarit vlonjat, Alfred Ferko.
Kujtojmë që Partizani dhe Flamurtari do të përballen këtë të shtunë, në kuadër të javës së 34-t të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në “Arenën e Demave”, nis në orën 16:00.
