Oltijon Kërnaja dhe tifozët e Partizanit
Ekipi i Partizanit tregoi paraqitje pozitive kundër Bylisit (1 – 1), edhe pse në pjesën e dytë mbetën në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq nga Ismaili.
Për “Demat e Kuq”, ky ishte rezultati i 5-të radhazi pa fitore në Superiore, e qartë se në kampin e tyre ka “ngërç”. Pas sinjalizimit për mbylljen e ndeshjes me Bylisin, trajneri Oltijon Kërnaja është drejtuar në kahun ku ndodheshin tifozët e Partizanit.
Nga video, mësohet se “timonieri” tropojan i ka premtuar mbëshetësve të 17 herë kampionëve të Shqipërisë, se ata do e fitojnë derbin e kryeqytetit kundër Tiranës, ndeshja e ardhshme. Kërnajës iu bashkua në fjalim, edhe futbollisti Valentino Murataj.
Poll
