Ernest Muçi dhe goli i Qardakut ndaj Tiranës
Ekipi i Dinamos po mer një fitore bindëse 3 – 1 kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për javën e 14-të në Superiore. Goli i fantazistit Erdion Qardaku në minutën e 11 përmes goditjes së dënimit nga një distancë e konsiderueshme prej goditjes së dënimit ishte një “kryevepër”.
Portieri i Tiranës Tafas, në këtë rast mbeti në rolin e spektatorit, gol për notën “10”. Një “pasyrë” e tillë na kthen mbrapa më shumë se 5 vite.
Konkretisht në sezonin 2019-2020, teksa ish-sulmuesi i Tiranës Ernest Muçi shënoi gol fenomenal nga goditja e dënimit ndaj Partizanit në derbi, duke e lënë të “paralizuar” portierin e “Demave të Kuq” Alban Hoxhën në minutën e 90+1.
Poll
