Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Goli i kapitenit s’mjafton për Dinamon e Ilir Dajës, kryeqytetasit “ngecin” në Elbasan

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Goli i kapitenit s’mjafton për Dinamon e Ilir Dajës,
Dinamo - Flamurtari

Dinamo dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1.

Golin e parë e shënuan vlonjatët me anë të Bolzan, i cili tundi rrjetën nga penalltia. Në krahun tjetër, për golin e barazimit te dinamovitët mendoi kapiteni Bruno Dita, i cili shënoi në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë.

Kështu, “djemtë” e Ilir Dajës shkojnë në kuotën e 36 pikëve dhe mbeten në vendin e 4-t. Në krahun tjetër me 20 pikë të grumbulluara, Flamurtari mban vendin e 9-të, pra të parafundit.

GOLAT:

19' GOL FLAMURTARI! Shënon Bolzan (Dinamo 0-1 Flamurtari)

45+3' GOL DINAMO! Shënon Bruno Dita (Dinamo 1-1 Flamurtari)

Poll

Lexo gjithashtu