
Nehar Sadiki
Vllaznia vazhdon të “pikasë” të tjerë futbollist që dëshiron t’i bëjë pjesë të skuadrës për pjesën tjetër të sezonit. Shkodranët janë shumë afër transferimit të Victor da Silvës, por nuk mbeten me kaq.
Kuqeblutë po mendojnë për një tjetër rikthim në Superiore. Nehar Sadiki ka përfunduar në “radarët” e tyre si një përforcim shumë i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes. Ish-i i Erzenit ka mbyllur aventurën e tij në Rusi te skuadra e SKA Khabarovsk.
Me ekipin rus në këtë seon ka mundur të luajë vetëm në 5 ndeshje dhe fakti që 26-vjeçari e njeh mirë Superioren ka bërë që drejtuesit shkodranë të vihen pas tij. Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë pistë.
Poll