
Për Ilir Dajën dita e sotme është festë. Timonieri i dinamovitëve feston sot ditëlindjen.
Trajneri i “Bluve” sjell festën në kampin e Dinamos, teksa feston 59 vjetorin. Për Dajën urimet janë të shumta dhe padiksutim më i rëndësishmi vjen nga klubi i tij.
Dinamo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale uron Dajën, ndërsa uron që të ketë sa më shumë suksese në krye të “Bluve”.
“Trajneri Ilir Daja feston sot ditëlindjen. ????
Dinamo City dhe familja e madhe blu e urojnë edhe 100 vjet dhe sa më shumë suksese së bashku!
Gëzuar ditëlindjen profesor Daja!
#happybirthday #coach #ilirdaja”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale. Siç dihet, trajneri kryeqytetas është “arkitekti” i kësaj skuadre që prej tetorit të vitit të kaluar dhe ia ka dalë të rikthejë Dinamon te sukseset në futbollin shqiptar dhe në Europë.
Kujtojmë se aktualisht Dinamo mban vendin e 5-të në klasifikim me 11 pikë pas 7 javësh, ku barazimi me Egnatian në Rrogozhinë e lë momentalisht jashtë "Final - Four".
View this post on Instagram