Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vëmendja te Kombëtarja, por zbulohet AXHENDA e Superiores për javën e 31-të (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja te Kombëtarja, por zbulohet AXHENDA e Superiores për
Kategoria Superiore

Të gjithë tifozët janë sy e veshë nga Kombëtarja, pasi kuqezinjtë do të luajnë ditën e nesërme ndaj Anglinë në “Wembeley” në orën 20:45 dhe ditën e hënë do të presin në “Arenën Kombëtare” skuadrën e Andorrës. Sfida këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Por pavarësisht kësaj është zbuluar edhe axhenda e javës së 31-të e Superiores. duele mjaft interesante janë në progtam që do të luhen 2 ditë pas sfidave të Komëbtares. Saktësisht java e 31-të e kampionatit është programuar të zhvillohet me 26 dhe 27 mars.

Ditën e mërkurë do të luhet vetëm 1 takim dhe gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes Tiranës e Bylisit. Sfidë e projektuar për në orën 19:00, teksa stadiumi mbetet për t’u konfirmuar.

Ndërkohë ditën e enjte do të përplasin “brirët” mes tyre Laçi – Elbasani në orën 14:00. Ndërkohë në orën 17:00 do të luhen paralelisht dy ndeshje. Dinamo – Partizani dhe Teuta – Skënderbeu.

Sfida e fundit e kësaj jave do të luhet me orar të ri në orën 20:00 dhe do të jetë mes Egnatias dhe Vllaznisë në “Egnatia Arena”.  

Vëmendja te Kombëtarja, por zbulohet AXHENDA e Superiores për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga